
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë pritshmëritë e para pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit.
Në një dalje publike për mediat, Kryemadhi tha se Opozita e Bashkuar do të marrë 85-90 mandate, ndërsa 28-30 mandate merr vetëm LSI-ja.
“Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate. Nga 28-30 mandate merr LSI-ja. Duhet të çojmë deri në fund këtë oroces. Çdo votë e hedhur në kutitë e votimit është votë e shenjtë.
Simpatizantët e LSI-së dhe të PD-së dhe të gjithë aleatët do të vazhdojmë këtë process. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme. Zoti ju ruajt, Zoti ju ruajt ju dhe shqiptarët. Shqiptarët janë më Europianë se europianët,”- tha Kryemadhi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!