Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Operacioni policor “Identiteti”, shkatërrohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, arrestohen 4 persona (emrat)

ShkodraWeb 13 January, 2022
operacioni identiteti lezhe

Në Lezhë, policia ka zbuluar një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara. Po ashtu, është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata. Policia e Lezhës bën me dije se këta persona, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Operacioni i koduar “Identiteti” ka ardhur pas një hetimi 3-mujor nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Operacioni nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Zbulohet një laborator i dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen dokumente dhe fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, laptopë dhe karta bankash të huaja.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ekonomike e financiare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, nisi procedimi penal për goditjen e veprimtarinë së paligjshme të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimeve kompjuterike, nga disa persona.

Pas një hetimi proaktiv 3-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga ana e DVP Lezhë, mbështetur nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës Operacionale në DPPSH, DVP Tiranë dhe Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Identiteti” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E. M., 21 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor dhe punohet për kapjen e shtetasve: A. T., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe I. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është zbuluar një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Post navigation

Previous: Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku socialist, kolegët vlerësim dhe dhimbje në rrjetet sociale…
Next: Largohet drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parashkollor për Veriun, pritet ta zëvendësojë një lezhjan tjetër…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.