Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Objektivi, vetëm fitorja”, pragndeshja me Bylis, trajneri i Vllaznisë Brdaric me ide të qarta…

ShkodraWeb 8 February, 2025
brdaric para bylis 2025

Vllaznia synon vetëm 3 pikët përballë Bylis në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Thomas Brdaric ka qenë i qartë dhe ka deklaruar pa mëdyshje objektivin e ekipit që drejton.

Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë: Jemi akoma në procese. Jemi akoma në përgatitje. Kemi një javë shumë të shkurtër dhe na ka mbetur edhe një stërvitje pa përfunduar sot. Duhet të punojmë me ritmin. Të mbajmë një atmosferë të mirë në ekip. Po ashtu edhe shpirtin e garës, që të fitojmë nesër ndeshjen. Çdo ndeshje është e ndryshme, nesër kemi një mundësi të mirë për të arritur tre pikëshin. Duhet të kemi shtysën e rezultateve të mira për të na çuar tek objektivi i nesërm, që është vetëm fitorja.

Brdaric ka konfirmuar mungesën e Qatos dhe Spahisë, teksa ka shtuar se Mensah ka probleme muskulore por shpreson të jetë i gatshëm për të dielën, pasi na duhet kontingjenti i plotë, ka shtuar ai. Timonieri i Vllaznisë, ka komentuar edhe ndeshjen e fundit për kupë me Elbasanin, e cila ngjalli polemika lidhur me kushtet në dhomat e zhveshjes.

Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë: Ne patëm një rezultat të mirë atje. Nuk jemi mësuar të fillojmë ndeshjen në ato kushte. Dhoma ishte pak e ftohtë por thanë që kishin disa probleme teknike në stadium, por arritëm të marrim një rezultat mjaft të mirë.

Vllaznia luan me Bylis pasditen e të dielës në orën 17, duke synuar një tjetër fitore, e cila e mban në 4 vendet e para por edhe për të synuar parakalimin e Egnatias në krye të Abissnet Superiore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Policia e Shtetit tregon rrugët që do të bllokohen
Artikull pasardhës: “Realizuam me sukses kërkesën e banorëve”, Tonin Marinaj: Rruga e Dukagjinasve në Omaraj, premtim i mbajtur

TË FUNDIT

vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.