
Vllaznia dhe Partizani, kanë dhuruar gjithmonë ndeshje interesante. Edhe ajo që pritet këtë të mërkurë në “Loro Borici” për Supërligën, ka ngjallur mjaft interes. Jynë dy ekipe, aktualisht në “Final 4” dhe që synojnë të ngjiten më lartë se pozicionet aktuale. Trajneri Thomas Brdaric, thosë se objektivi është vetëm fitorja.
THOMAS BRDARIC, Trajner i Vllaznisë: Nesër është një ndeshje e madhe kundër Partizanit, duhet të jemi sa më të përgatitur. Ajo që duhet të shohim nga ndeshja e fundit është, që në minutën e parë duhet të jemi sa më të qartë si duam të luajmë dhe të jemi sa më të vëmendshëm. Nesër luajmë në shtëpinë tonë, përballë tifozëve tanë dhe objektivi është vetëm fitorja. E dimë cilat janë anët e forta të Partizanit siç edhe pikat e dobëta dhe të arrijmë ti përballojmë sa më profesionalisht.
Trajneri i kuqebluve, flet edhe për humbjen e vendit të dytë në renditjen e Superligës, duke thënë se mund të ndryshojë çdo javë.
THOMAS BRDARIC, Trajner i Vllaznisë: Kjo situatë do të shkojë deri në fund të sezonit. Ju e shikoni se tre ekipet e para janë shkëputur më tepër. Deri në fund të sezonit do të diskutohet kush do të marrë vendin e parë apo të dytë, do të ndryshojë për çdo javë. Por kryesore nuk është kjo por si ekipi do të luajë me topin dhe pa top. Ne punojmë çdo ditë, duhet të marrim një shtysë edhe nga ndeshja e kaluar. Jam i gatshëm për fitoren nesër.
“Ndeshen katër ekipet e zonës Final Four, do të jetë një javë vendimtare por edhe në vazhdimësi. Ne duhet të shohim veten tonë”, përfundon Brdaric intervistën e tij për mediat para ndeshjes me Vllazninë në Shkodër.