
Sot është dita e parë e Ramazanit, mujit të shenjtë për besimtarët myslimanë në të gjithë globin. Ky muaj, përjetohet me devocion të madh edhe nga besimtarët myslimanë shqiptarë.
Është një muaj agjërimi, përkushtimi për më nevojtarët, lutjeje dhe përafrimi me të Gjithëpushtetshmin, Krijuesin e Botëve. Është njëkohësisht, edhe një muaj bamirësie.
Në prag të këtij muaji, nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, kanë bërë ndoshta dhuratën më të bukur, më të veçantë për të gjithë besimtarët: Një këngë për Ramazanin!