Pasi kanë bër disa herë kërkesë për furnizimin me dru të shkollës së tyre, një përfaqësi e gjimnazistëve të Fushë Arrëzit dolen sot në protestë para bashkisë, pasi temperaturat në -2°C e bënin të pamundur vijimin e proçesit mësimor. Nxënësit e cilësojnë abuzim nga ana e bashkisë mungesen e furnizimit me dru të shkollës, ndërkohë që kjo e fundit është e detyruar që brenda 15 nëntorit të bëj furnizimin me lëndë ngrohëse të institucioneve arsimore
Një ditë më parë në shkollen e mesme të qytetit të vogël verior, mësimi u zhvillua me orare të reduktuar për shkak të temperaturave të ulta.
Bashkia e Fushë Arrëzit përball një situate të till ka zgjedhur të hesht, ndërsa rezulton se subjekti që ka fituar tenderin për drut e zjarrit nuk ka as pikë të lëndës drusore në qytetin e Fushe Arrëzit, një ndër kushtet për të fituar tenderin. Nxënësit kanë paralajmëruar bojkotimin e proçesit mësimor ndërsa kanë kërkuar të ushtrohet kontroll mbi atë çfar po ndodh në bashkinë e Fushë Arrëzit. Video me poshte eshte derguar nga vete nxenesit ne ShkodraWeb.