VIDEO – Nuk ndalet Armando Broja, ndeshja e dytë si titullar në Premier Ligë dhe përsëri gol…

Armando Broja ka arritur të shkëlqejë sërish në Premier Ligë, teksa në ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar, pasi realizoi javën e kaluar ndaj Lidsit ishte protagonist dhe ditën e sotme kundër skuadrës së Bërnlit.

Sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike dhe Broja ka arritur të jetë i saktë për t’ia rrëmbyer topin dhe për të realizuar në cepin e portës dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 bardhekuqve.