
Zjarri që përfshiu zonën e kënetës në Tale ka filluar të përhapet me ndihmën e erës. Mësohet se situata gjatë orëve të mbrëmjes është përkeqësuar.
Flaket janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe favorizuar dhe nga era janë përhapur ne një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset në bregdet.
Dy automjete zjarrfikese u vendosën në dispozicion për shuarjen e zjarrit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!