VIDEO – “Nuk mundëm ta shpëtojmë…”, mjekët shkodranë tubim- homazh për kirurgen që humbi jetën nga Covid-19

Vajtja në punë për mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës, sot nuk ka qenë aspak e lehtë! Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të shtunë ato nuk mundën t’i thonin “mirëmëngjes”, koleges së tyre, Zyliha Kraja, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një muaji luftë me COVID-in.

Me “zemërimin” që nuk mundën ta shpëtonin e të pikëlluar për humbjen, kanë zgjedhur që të thotë disa fjalë për Krajën, kolegen e palodhur, doktoreshën humane dhe besnike të profesionit që i shërbeu deri në ditën e fundit profesionit.

Detyra e vështirë, për t’i lexuar ato rreshta i është caktuar mjekut kirurg Shpëtim Ymeri, i cili as vetë nuk e kishte menduar që do i binte “kjo barrë e madhe”.