
Shkruan në rrjetet e saj sociale Senada Mehmeti, kandidate për deputete e PD- ASHM për qarkun Shkodër në zgjedhjet e 11 maj 2025: Mëngjesin e sotëm e nisa në një vend ku puna është pasion – në punishten e këpucëve të mjeshtrit z. Fatmir Shpuza, një emër që prej vitesh krijon art me duart e tij, në qepjen dhe stilimin e këpucëve.
Z. Fatmir është simbol i pasionit, punës dhe vlerave që sot, për fat të keq, shpesh mbeten në hije përballë një ekonomie që nuk i vlerëson mjeshtrit dhe zejet e vjetra.
Ky takim më kujtoi edhe një herë sa shumë kemi për të bërë që puna e ndershme të mos mbijetojë, por të vlerësohet e të mbështetet realisht.
Në qendër të politikës sime janë njerëzit si z. Fatmir – që nuk kërkojnë favore, por mundësi të barabarta dhe mbështetje për të vazhduar atë që dinë të bëjnë më mirë: të krijojnë me shpirt dhe duar.