Vllaznia do luaj nesër në 13:00 me Skënderbeun në transfertë. Për ndeshjen e javës së 20 ka folur edhe trajneri I shkodranëve, Thomas Brdaric. 45 vjeçari ka theksuar se Adili do jetë në fushë, ndërsa nga e majta do luaj Hoxhaj. Nisur nga pezullimet dhe dëmtimet, Vllaznia nuk do ketë nesër katër lojtarë.
“Kemi punuar gjatë javës me përkushtim për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun. Sot kemi seancën e fundit ku do japim edhe direktivat e fundit. E rëndësishme është të fokusohemi në fushë sepse do bëjmë disa ndryshime.
Gjithë lojtarët që do jenë nesër në fushë dhe do kenë mundësi të luajnë të japin maksimumin në fushë. Adili? Mevlanit I kemi dhënë shumë kohë për të marrë veten, është I rëndësishëm për skemat e mija dhe skuadrën dhe nesër do jetë, na kënaq kjo gjë.
Fusha? Shpresoj që bora të jetë e larguar nga fusha, na kanë premtuar këtë edhe nga Federata. Shpresoj që të jetë ashtu.
Angazhim maksimal duke qenë Skënderbeu në fundin e tabelës? Nuk kemi në Superligë as ekipe të forta as të dobëta, të jemi në maksimum çdo ndeshje dhe mos nënvlerësojmë askënd. Ato që janë në fundin e tabelës luftojnë për mbijetesë dhe çështë më e rëndësishme jemi të privilegjuar nga pozicioni dhe të marrim maksimumin.
Stoli i Vllaznisë dhe kritikat? Më duket se nesër është java e 20 që luajmë dhe nëse marrim parasysh këto javë ka marrë pjesë çdo lojtar dhe kemi pasur ndërrime. Nesër kemi mundësi që Hoxhaj të luaj në krah të majtë dhe është një rast shëmbullor I kontributit. Edhe për opinionin është e rëndësishme se kush do jetë në formacion. Për mua është e rëndësishme që të jemi një trup, të përqëndruar bashkë.
Ne nuk jemi 11 lojtarë, jemi më shumë se aq, kemi 22 lojtarë dhe të gjithë kanë rëndësinë e vet. Nuk bëhet fjalë kur lojtari do të luaj, por kur ekipi ka nevojë për të. Nesër është mundësia për Nertilin dhe e dimë karakterin e tij në fushë. Gjithmonë i qetë për ekipin dhe nesër ka mundësinë e tij, ka pritur gjatë për të. Shpresoj që ai të bëjë më të mirën.
Ndaj Skënderbeut keni shënuar më shumë – Është shumë e rëndësishme që të rrime mirë dhe t’I përdorim mundësitë tona offensive. Nuk do bëhemi merak sa gola të bëjmë, të punojmë që të funksionojë skuadra.
Aleancat – Faza e tretë e kampionatit është special por nuk do I japim interes kësaj pjese, t’I japim interes lojrave tona. Në ndeshjet e fundit ka pasur kritika te skuadra për golat dhe sulmuesit para portës. Me Laçin është dashur kartoni I kuq për ta, askush nuk e thotë.
Me Apoloninë nuk na dhanë 11 metërsh, kushtet e vështira të motit gjithashtu. Nuk jemi justifikuar por përqëndrohemi te puna jonë, ekipi ka dëshirë të luaj futboll. Të gjithë, skuadra, ekipi, qyteti të bashkangjiten me ne. Mua si trajner më bëhet qejfi që ta bëj këtë punë me këto kushte dhe dua të bëj më të mirën”, tha Brdaric.