VIDEO – Nuk ka kohë për të humbur pas fitores me Hungarinë, Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën me Poloninë…

Fitorja ndaj Hungarisë mban të gjallë shpresat e Shqipërisë për të siguruar një biletë për në fazën play-off në kualifikueset e Botërorit. Tre pikët përballë hungarezëve erdhën më shumë kosto pasi Edy Reja duhet të bëjë llogaritë pa digën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin.

Ndaj Polonisë për arsye dëmtimi mungon edhe Bekim Balaj ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as Endri Çekiçi i cili është skualifikuar për shkak kartonësh. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe në formë të mirë.


Pas ardhjes në Shqipëri, ekipi përfaqësues ka qenë pushim paradite ndërsa pasdite i gjithë grupi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët të cilët nuk u aktivizuan që punuan më shumë në fushë. Ndërsa lojtarët të cilët u aktivizuan bënë vetëm pak ushtrime.

Të hënën trajnerit Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha do të dalin në konferencën zyrtare për media në ora 13:00, ndërkohë që ekipi do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.