VIDEO – “Nuk ka asnjë qëllim për të hedhur mbetjet”, administratori i Gurit të Zi takon banorët për rrugën

Administratori i Njësisë Administrative Guri i Zi Pjerin Marku pas protestës së banorëve të fshatit Bleran shkoi për t’i sqaruar ata. Duke biseduar me priftin dom Raffaele Galdieri, administratori Marku tha se nuk ka asnjë qëllim për të hedhur mbetjet tek ish- reparti i zbulimit në Bleran.


Administratori Marku tentoi që të sqarojë edhe banorët të cilët kërkojnë që në vend të atij aksi në kodrën e Rrencit të investohet në rrugën e amortizuar të fshatit poshtë ku janë të paktën 100 familje.

Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel