Trajneri i Vllaznisë së vajzave në futboll Nikolin Leka, ka dalë para mediave në mbyllje të ndeshjes me Chelsea për Champions League, ku kuqeblutë u mundën thellë me rezultatin tenistik 8 – 0.
Tekniku kuqeblu ka habitur teksa është shprehur se nuk e dinim se kishim përballë një kundërshtar kaq të vështirë. Ndërkohë, pak orë më parë, ai kishte deklaruar se kemi studiuar Chelsea-n.
Leka ka pranuar se golat u pësuan për shkak të gabimeve të vajzave shkodranë që nuk zbatuan në maksimum porositë, teksa ka kujtuar se futbolli i vajzave në Shqipëri ka vetëm 14 vite që ka nisur.
Trajneri i Vllaznisë së vajzave, ka vlerësuar praninë të shumtë në numër të mbështetësve nga Shkodra e Shqipëia, qoftë ata që shoqëruan ekipin apo ata që jetojnë në Angli dhe i mbështetën në stadium.