
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Rreth 20 të rinj notuan nga Viluni në Velipojë deri në Derdhjen e Bunës, për të përkujtuar sot djemtë dhe vajzat shkodrane e jo vetëm, të periudhës së komunizmit në Shqipëri, të cilët sfiduan diktaturën me guxim dhe vendosmëri për t’u arratisur me not, për një jetë më të mirë përtej kufijve të vendit të tyre.
Aktiviteti përkujtimor i emërtuar “Swim to Freedom” (Noto drejt Lirisë), u organizua nga Shkodra Sport, drejtuar nga Kliti Hoti, në bashkëpunim me Bashkinë.
Të pranishëm ishin dhe dy nga të rinjtë e asaj kohe që tentuan arratisjen me not, në fundvitet 1980, Arben Maliqi dhe Adnan Mehmeti. Ata u vlerësuan nga Bashkia Shkodër me Çertifikata Mirënjohjeje, vlerësim që u dha sot dhe për të ndjerin Shkëlzen Mesi, i humbur gjatë arratisjes.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!