VIDEO – “Njiku asht populli”, Alban Xhaferi i mërzitur nga humbja me Tiranën, publikon videon e Paulin Prekës nga ShkodraWeb

Ashtu si gjithe shkodranet edhe presidenti Alban Xhaferi ka dale i zhgenjyer mbremjen e se shtunes nga stadiumi “Loro Boriçi” pas humbjes 0-2 ndaj Tiranes.

Madje, me shume mundesi edhe me shume se te tjeret i zhgenjyer sepse investimit te tij nuk po i pergjigjet skuadra me rezultate ne fushen e lojes.

Megjithate vete ai deshiron t’i lere pas çfare ka ndodhur e te shohe perpara. E ka bere kete gje permes nje statusi te publikuar pak me pare ne rrjetet sociale ku jep besim per te ardhmen, por permes nje humori, ka dashur te jape nje mesazh edhe per tifozet.

“Mbas një humbje dëshpëruese mbrëmë që duhet ta hedhim mbrapa, në këtë të diele të bukur dua t’ju përshëndes me të madhin Paulin Preka.


Me ndihmë të Zotit shumë shpejt do kthehemi aty ku na takon”- shkruan ai.

Open

Close