Ka marrë udhë në 27 shtator edicioni i 27 i Monaco Yacht Show, ekspozimi më i madh ndërkombëtar dedikuar yahteve luksoze. Vizitorët mund të hyjnë në rreth 120 yahtet supeluksoze dhe mund ti shohin ato, mes tyre edhe yahtin më të madh në botë ‘Jubilee’ i cila ka një gjatësi 110 metra, dhe një vlerë rreth 275 milion euro.
Në këtë ekspozitë yahtet variojnë nga 25 deri në 110 metra. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 shtator.