Sheshi i Shirokës, prej vitesh është një sistem referimi për turizmin në Bashkinë e Shkodrës. Ai është një nga sheshet që terheq vizitorë vendas dhe të huaj, në çdo stinë të vitit.
Me ndërtimin e tij, ky shesh është kthyer në një arenë për organizimin e eventeve të rëndësishme promovuese edhe për artin, kulturën, jo vetëm për turzimin.
Pikërisht ky shesh, është në fokus të videos së shpërndarë në rrjete sociale nga kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Në një video të shkurtër evidenton se është “një nga projektet e mija më të përzemërta”.
Më poshtë, video prezantimi i kandidatit të PS- së për kryetar bashkie në Shkodër Benet Beci.