Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! I cilësuar si një nga 50 monumentet më të bukura të botës, Xhamia e Plumbit po kthehet aty ku i takon, një nga objektet e kultit më të veçantë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
Punimet e mbështetura nga TIKA dhe qeveria shqiptare, po ecin me ritme të shpejta, për ta kthyer në funksion të besimtarëve dhe turistëve të shumtë.