VIDEO – Një gol i mjafton Austrisë për të dalë nga grupi duke mundur Ukrainën, njeh që sot kundërshtarin e turit tjetër

Baumgartner kualifikon kombëtaren e Austrisë për raundin tjetër. Falë golit të tij kombëtarja austriake arrin të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Ukrainës e cila eliminohet nga EURO 2020.

Në minutën e 21’ ishte pikërisht Baumgartner i cili realizoi golin e parë dhe të fitores për austriakët nga goditja e këndit.

Austria në Grupin C, u rendit e dyta pas Holandës dhe lë pas Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut.

Austria do të sfidojë Italinë në fazën e 1/8 të EURO 2020.

ShkodraWeb Channel

Open

Close