
Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maj 2021. Ka qenë një atmosferë shumë optimiste, ku ka rënë në sy prania e strategut të fushatës së opozitës, Chris Lacivita, i cili ka bërë edhe një përshënmdetje për të pranishmit.
Të pranishëm në këtë event, kanë qenë edhe 183 kandidatët e PD- ASHM për të gjithë vendin, sigurisht edhe ata të qarkut Shkodër, me në krye drejtuesin politik Luçiano Boçi.
“Kurrë më madhështor se ky nuk mund të jetë bashkimi i njerëzve të zakonshëm. Një festë demokracie.”, ka komentuar nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi hapjen e fushatës elektorale të PD- ASHM në Tiranë.