Eric Chien është shpallur fituesi i kampionatit botëror të magjisë për vitin 2018, të zhvilluar në qytetin Busan të Koresë së Jugut. Djali i ri nga Kina arriti të fitojë zemrat e jurisë, me truke që i afrohen gjithnjë e më shumë të pashpjegueshmes.
Objektet shfaqen nga asgjëja, gjithashtu ngjyra e letrave dhe e jelekut ndryshojnë papritur falë magjisë së një shiriti të bardhë. Pikërisht me këtë performancë, Chien i ka bindur gjyqtarët e Federatës për t’i dhënë çmimin “Grand Prix”.
“Edhe pse kjo fitore është një arritje e madhe, shpresoj që të jetë vetëm fillimi për mua. Mezi pres t’iu shfaq numrat që kam në mendje”- ka thënë ai.
Eventi më i madh i magjisë në botë zhvillohet çdo 3 vite, për t’u lënë mjaftueshëm kohë prestigjiatorëve për të punuar dhe përmirësuar teknikat e tyre, e për të krijuar gjithashtu forma të reja iluzionesh.