VIDEO – Një breshkë gjigande shfaqet në Velipojë, gazetari shkodran ironi: Shpresojmë të mos ketë sjellë virusin…

Gazetari i mironjëhur sportiv Gaspër Marku ka bërë një “zbulim” në plazhin e Velipojës. Në afërsi të Vilunit, ai ka gjetur një breshkë gjigande, që sipas gjasave deti e ka nxjerrë në breg. Menjëherë ai e ka filmuar dhe e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. Natyrisht, nuk do të mungonin as edhe batutat e Markut, duke e lidhur me zhvillimet aktuale në vend. Gazetari Gaspër Marku Shkruan:


“Shkoder-Plazhi Velipoje, e shtune 14 mars 2020. Nje breshke gjigande eshte shfaqur sot ne bregun e detit velipojak ne afersi te Lagunes se Vilunit. Shpresojme qe te mos kete sjell Virusin nga matane bregut italian. Autoritetet perkatese eshte mire ta verifikojne situaten ne vend, breshka aty vazhdon te jete. G. Marku”.

Video bo bën xhiron e rrjetit por ajo që mendojmë se duhet të ndodhë, është vemendja e strukturave shtetërore që merren me mjedisin. Mbase duhet të “thyejnë” ndalim qarkullimin e vendosur nga qeveria dhe të shkojnë deri në Velipojë. Së pari të konstatojnë nëse ka ndonjë rrezikshmëri për mjedisin apo ata që mund të ndeshen me të rastësisht, për shembull fëmijët, më pas edhe ta largojnë që aty. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania