
Vllaznia i gëzohet 2 pikëve në fushën e vështirë të Bylis në Ballsh. Ka qenë një autogol i Peralta në minutën e 83- të, pas një topi të hedhur në zonë nga Mala.
Ndërkohë, sistemi VAR ka vendosur fatin e ndeshjes, teksa ka anuluar 2 gola, një në pjesën e parë për Vllazninë dhe një në minutat shtesë të saj, në të 97- ën, në favor të Bylis.
Vllaznia tashmë është e vetme në krye të Supërligës me 16 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera që do të përcaktojnë renditjen pas kësaj jave.




