Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Nisim protestat me 12 nëntor”, Berisha i paralajmëron të fuqishme: Rama nuk meriton asnjë minutë në pushtet

ShkodraWeb 26 October, 2022
berisha protesta 12 nentor 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nga dita e nesërme do të nisin me Ilir Metën përgatitjet për protestën kombëtare të 12 nëntorit. Pas takimit të sotëm në selinë e PD, nesër Berisha e Meta do të dalin në një konferencë për shtyp e më pas do të takohen me të gjitha grupet e interesit në përgatitje të protestës.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me Metën dhe Vasilin. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do tu informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka do të jetë në funksion të protestave, në mbështetje të plotë dhe totale të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, në mbështetje të bizneseve të vogla dhe përpjekjeve të tyre për të mbijetuar në kushte të vështira. Do të mblidhet së shpejti fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Do të ketë takime me qytetarët dhe aleatët, me grupet e interesit dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për tu bashkuar në protestën e madhe të 12 nëntorit”, tha Berisha.

Sipas tij Rama nuk meriton të qëndrojë më asnjë minutë në pushtet. Duke iu referuar shifrave ai tha se nga viti 2014 deri më sot, 27% e shqiptarëve kanë lënë vendin.

“Ky është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, nëpërmjet patronazhistëve dhe grupeve të tjera terroristë të kuq, nëpërmjet bandave kriminale. Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama në raport me interesin kombëtar të shqiptarëve e ka marrë vesh sot çdo shqiptar në vend dhe jashtë.

Deklaratat e tij se do të zëvendësojë punëtorët shqiptarë me ata nga Bangladeshi, deklaratat se nuk lejon në universitet nxënësit që kanë mbaruar me nota të ulëta se do marrë studentë nga jashtë, deklaratat e tij se ikin dhe fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit të politikë së Cubrulloviçit. Nga 2014 deri më sot janë larguar nga Shqipëria 27% e shqiptarëve. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të jenë larguar nga vendi 27% e shoqërisë. Rama është një anti-shqiptar i pakorrigjuar”, deklaroi Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Shkodra mbulohet nga një re tymi kancerogjene, aktivisti shkodran jep alarmin e kërkon vemendjen e institucioneve
Artikull pasardhës: VIDEO – “Rrugët peng i tenderave…”, banorët të mbështetur nga kreu i PD- së protestë kundër Bashkisë Vau Dejës

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.