VIDEO/ Nis viti i ri akademik në Shkodër, në “Luigj Gurakuqi” rrezikon të mbyllet dega e Fizikës…

Si në të gjitha IAL-të në vend, edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ka startuar sot viti kademik. Ky vit akademik në Shkodër ka nisur me një lajm jo shumë të mirë. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege. Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë. /Video nga StarPlus  TV/