VIDEO – Nis shpërndarja e lejeve të parkimit për PAK, konkretizohet marrëveshja mes Bashkisë Shkodër e Shoqatës

Bashkia e Shkodrës po ndërmerr një sërë nismash për ofrimin e mundësive dhe integrimin e barabartë në shoqëri për personat me aftësi të kufizuar.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me shoqatën e Invalidëve Para & Tetraplegjikë dhe me mbështjetjen e UNDP Albania po punojmë për përmirësimin e parkingjeve të rezervuar për PAK, duke synuar pajisjen me një leje të dedikuar për ta për shfrytëzimin e këtyre hapësirave dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit, si dhe marrjen e masave shtërnguese për ata që bëjnë shkelje duke i përdorur pa të drejtë ato.


Në zbatim të kësaj marrëveshje, gjatë ofrimit të këtij shërbimi Bashkia përgatit dhe shpërndan lejen për parkim në vende të dedikuara për PAK, si dhe monitoron në terren, në mënyrë të vazhdueshme përmes Policisë Bashkiake respektimin e vendparkimeve të dedikuara.

Njëkohësisht po punohet për shtimin e hapësira për vendparkimet e dedikuara për PAK edhe në hapësira të tjera të urbane. Gjatë 2020 ka pasur një sërë ndërhyrjesh në infrastrukurën rrugore të Bashkisë Shkodër, me qëllim përmirësimin e aksesueshmërisë për PAK, duke ndërtuar një sërë rampash të reja.

Me dëshirën për të rritur integrimin e PAK në jeten dhe aktivitetet publike, institucionet publike, si shkollat, biblioteka, qendrat sociale, trotuaret, etj.të gjitha projektet e reja infrastrukturore (qendra komunitare, qendra multifunksionale, etj.) dhe rikonstruksionet e godinave ekzistuese të Bashkisë së Shkodrës (biblioteka “Marin Barleti”, shkollat, etj) janë krijuar me përshtatshmërinë për personat me aftësi të kufizuar.

Të gjithë institucionet arsimore të rikonstruktuara kanë përshtatjen e duhur për të siguruar aksesueshmërinë dhe po punohet për përshtatshmërinë në çdo shkollë të qytetit dhe njësive administrative.