Punimet për rikonstruksionin e rrugës së Shirqit në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës janë inspektuar nga kryetarja zj. Voltana Ademi. E shoqëruar nga banorë të zonës dhe drejtues të sipërmarrësit të punimeve, kryebashkiakja Ademi është njohur me volumin e deritanishëm të realizuar.
Investimi 128.5 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka ndikim të ndjeshëm në standartin e jetesës së banorëve të një zone që vuan nga përmbytjet. Projekti parashikon shtresë rrugore çakëll dhe stabilizant 3966 m2, shtresë binderi dhe shtresë asfalti me të njëjtën sipërfaqe, tombino me tuba betoni dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.
#RrugaShirq
#BashkiaShkoder /Marrë nga faqja zyrtare në FB e Bashkisë Shkodër/