
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Premtim i mbajtur! Pas më shumë se 35 vitesh në kushte të mjerueshme, me rrugë të pamundura për t’u përshkuar dhe ujë që u hynte banorëve në oborre e shpesh edhe në banesa, lagjja “Mark Lula” po ndryshon fytyrë.
Sot nisëm rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj — një investim i rëndësishëm që prek mbi 2 000 banorë, duke përfshirë rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin dhe ndriçimin e 1.6 km rrugësh të brendshme.
Ky projekt, bashkëfinancim mes Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare, i jep fund një pritjeje shumëvjeçare .




