
Në Shtoj i Ri në Njësinë Administrative Rrethina, ka nisur puna për rehabilitimin e qendrës së fshatit. Ka qenë vetë komuniteti i zonës, i cili përmes dëgjesave publike, ka përcaktuar edhe prioritetet, mes të cilave edhe qendra e fshatit Shtoj i Ri.
Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 11 milion lekë, parashikon ndryshim tërësor të kësaj qendre me sipërfaqe asfaltike, trotuare, ndriçim rrugor, sistemim sheshi dhe gjelbërim, stola dhe sinjalistikë.
Me mbështetjen e kontributin e banorëve në territor, ditë pas dite Bashkia e Shkodrës po ndërton më shumë rrugë, sheshe, trotuare, po shtojmë gjelbërimin, ndriçimin publik, duke përmirësuar në vijimësi jetën e banorëve në të gjithë territorin.