Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila, ndryshe nga protestat e shkuara, nuk do të jetë përpara parlamentit apo kryeministrisë, por do të jetë e shtrirë në 5 qarqet kryesore të vendit.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit të cilët thërrasin “Rama ik”. Ndërkohë që kreu i PD-së është në Milot, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka mbërritur në rrethrrotullimin e Plepave ne Durrës.
Bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.