Ka ardhur koha që të gjithë të flasim, të japim opinionin tonë të lirë duke menduar më shumë se për të sotmen, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndërtimi por sidomos ruajtja e demokracisë dhe e vlerave të saj, janë një proces që kërkon mund e sakrifica, nga selici prej nesh.
Ndërsa ne shqiptarët, përditë e më shumë, po identifikojmë të keqen tonë të madhe, atë që po na shmang nga rruga jonë që nisëm më 1990- ën “Shqipëria si e gjithë Europa”, është momenti të marrim përgjegjësitë tona.
Shqipëria ka nevojë për kontributin e çdonjërit nga ne! Por ky kontibut duhet të nis të jepet sot që nesër, të penduar të mos themi: Sa vonë u kujtuam!
Diskutimi që unë mbajta në tryezën “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, përcolli pikërisht këto mesazhe që mund ti ndiqni edhe në videon më poshtë./Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Voltana Ademi/