
Nga Rrethinat do të nisë fitorja e Partisë Socialiste në të gjithë Qarkun e Shkodrës. Ky ka qënë mesazhi që kanë përcjellë drejtuesi politik Benet Beci dhe kandidatët e Partisë Socialiste gjatë takimit me banorët e zonës së Rrethinave.
Për drejtuesin politik, Benet Beci, ky takim në Rrethina tregon qartë për mbështetjen dhe besimin për vijimin e transformimit të Shkodrës. Njësia Rrethina konsiderohet si bastion i socialistëve ndërkohë që mbështetja e treguar në këtë takim është dëshmi i besimit që kjo zonë i jep punëve të mira që kanë nisur në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër që do të përkthehet edhe me një votë masive me 11 Maj.