
Nga ëndrra në realitet: Kimete Limani hap studion kreative falë grantit të Bashkisë Shkodër. Kimete Limani, përfituese e grantit të Bashkisë Shkodër për të rinjtë, ka realizuar ëndrrën e saj për të hapur një zyrë krijuese që ofron shërbime në logo design, branding dhe promovim të bizneseve e aktiviteteve, jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.
Falë mbështetjes së marrë, ajo tashmë ka një hapësirë të dedikuar ku materializon idetë dhe projektet e saj kreative. Zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, së bashku me stafin, vizitoi këtë biznes për të ndjekur nga afër ecurinë e tij dhe për të inkurajuar iniciativa të tilla që fuqizojnë të rinjtë dhe ekonominë lokale.
Ky është një shembull konkret se si mbështetja e duhur mund t’u japë të rinjve mundësinë të kthejnë pasionin në profesion, duke sjellë ide të reja dhe energji pozitive në zhvillimin e qytetit.




