
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka postuar një video -mesazh.
“Nesër zgjedhim të ardhmen”, shkruan Basha.
Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën e 18 dhjetorit do të mbahet në të njëjtën ditë që ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një referendum ku anëtarësia e partisë do të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Një javë më parë, më 11 Dhjetor, Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij, por Lulzim Basha, si kryetari i demokratëve, nuk e njeh këtë Kuvend dhe rrjedhimisht asnjë vendim që është marrë në këtë datë.




