NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – “Nesër publikohet kalendari i riatdhesimeve”, Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve…

Të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit prej situatës së pandemisë, kanë marrë sot lajmin e mirë, pasi nga e hëna do të nisin fluturimet për t’u kthyer në atdhe. Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo do të kryhet pa asnjë pagesë.

“Ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit do nisim të hënën fluturimet për ti sjellë në atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi. Pa pagesë nga ana e individëve se i takon “Lasgushit” që t’i sjellë njerëzit në shtëpi.


Në këtë hall kombëtar i kam kërkuar kompanisë “Air Albania” që të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Evropës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare“, tha Rama.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!