
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, kishte premtuar prej kohësh se do të krijonte një parti të tijën, të cilën do ta prezantonte në kuadër të zgjedhjeve të 11 maj 2025.
Sigurisht, ka qenë një shaka e aktorit- biznesmen, i cili tashmë është një personazh në rrjetet sociale. Këtë të diel, ai ka zbuluar se partia e tij, është PS- ja, duke publikuar edhe një video të një takimi të kryeministrit Rama, sipas gjasave, në mjediset e Rozafa Fish City.
“Miq të dashur, nesër partia ime fillon fushatën elektorale… Dhe mos harroni, nuk është as parti e majtë e as e djathtë… Është partia e punës dhe e të vërtetës!”, shkruan Gjergj Luca, i cili tashmë është publikisht dhe zyrtarisht në mbështetje të PS-së dhe Edi ramës, edhe pse nuk linte shteg për hamendësime lidhur me zgjedhjen e tij.