Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës pas ngritjes së aktàkuzave nga prokuroria e Gjykatës Speciale, tha se nuk ka bërë krímè lufte.
“Gabime në paqe mund të kem bërë, por krímè lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha në periudhën e Millosheviçit do t’i përgjigjesha plúmbit armik me plúmbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb apo shqiptar”, u shpreh ai.
Ai akuzoi drejtësinë ndërkombëtare se vepron me dy standarde. “Do të isha i lumtur që drejtësia ndërkombëtare të kishte standarde të njëjta me Kosovën dhe Serbinë. Ja ku jemi sot, Serbia ecën me përmbushjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova nuk ka liberalizimin e vizave”, shtoi ai.