
Shkruan në Facebook gazetarja Merisa Gjoni: Mjerimi nuk ka fund! Sot u njoha me Lenën 80 vjeçare që jeton në lagjen “Mark Lula”! Ka lindë e rritë 5 femijë, 4 prej të cilëve sot janë jashtë vendit!
Nana Lena prej 4 vitesh jeton e vetme! Është në këtë gjendje…! Kishte 5 pula dhe ato ia mori uji…! Ajo kërkon nga institucionet apo nga ndonjë bamirës, ndihmë në ushqime dhe një frigorifer që me i mbajt!
Nana Lena në asnjë moment nuk fajëson fëmijët, janë pa letra thotë, kanë hallet e veta! Po fati e deshi që me mbetë ishtu…! A të puthi pak më tha, se ka vite që buzët e mia nuk i kam njomë me faqet e fëmijëve!
Bahemi bashkë e ndihmojmë nana Lenën të paktën aq sa të mundena! Kush të mundet +355 69 915 5445 ky është numri i dhandrrit, i vetmi që i çon bukë!