
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka vijuar takimet elektorale në zonën e thellë malore të Dukagjinit. Ai është takuar me banorë të njësisë administrative Shalë, teksa ka bashkëbiseduar me ta.
“Në Shalë, Dukagjin, ku dora e Zotit gjendet kudo, por dora e qeverisë askund. Me kandidatët tanë, Gretën, Ermirën dhe Ndocin gjetëm të njëjtën kurajo tek banorët e zonës. Kushdo e ka kuptuar se ata përballë nesh janë anonimë në emra, 12 vjet anonimë në vepra.
Me ata dhe si ata nuk vazhdohet më. Komuniteti i zonës së Dukagjinit do të përfaqësohet siç i takon, denjësisht!”, shkruan në publikimin e tij në Facebook nënkryetari i PDSH- së, Luçiano Boçi, duke e shoqëruar edhe me një video.