Drejtorja e Drejtorisë Ekonomike të Arsimit Aulida Anamali, në një dalje për mediat thotë se Bashkia e Shkodrës ka marrë masa për një fillim normal të vitit të ri shkollor në shkollat në territorin e saj.
Mirëmbajtja e shkollave është në zbatim të kontratës me afat 3 muaj dhe deri në përfundimin e kontratës të gjitha objektet do të kenë punimet e realizuara. Në punimet e mirëmbajtjes të objekteve arsimore, do të ndërhyhet për realizimin e punimeve në:
-12 shkolla 9- vjeçare në njësitë administrative dhe në 10 shkolla 9-vjeçare në qytet,
– 4 shkolla të mesme, 2 në qytet dhe 2 shkolla në Njësi Administrative.
Në zbatimin e punimeve për rrethimet e objekteve arsimore do të realizohen në:
-10 shkolla 9- vjeçare në qytet dhe në 5 shkolla 9-vjeçare në Njësi Adminsitrative.
Në kuadër të marrëveshjes mes Bashkisë Shkodër dhe shoqatës është bërë e mundur hapja e puseve për furnizim me ujë në 12 shkolla 9– vjeçare në njësitë administrative dhe 45 shkolla të mesme në njësitë administrative.
Janë duke u furnizuar me materiale pastrimi të gjitha shkollat sipas grafikut të shpëndarjes, proces që përfundon nesër.
Ka përfunduar dezinfektimi dhe deratifikimi i ambjenteve të shkollave, proçes i realizuar dy herë deri tani si pasojë e situatës së krijuar nga Covid -19.
Në 2 shkolla në NjA janë duke u realizuar ndërhyrje për rikonstruksionin dhe përmirësimin e ambjenteve dhe infrastrukturës.
Punimet për ndërtimin e fushave sportive të shkollës “Gjergj Vat Martini”, NjA Velipojë.
Janë në proçes lidhje kontrate për zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadës së shkollës “Seit Tagani”, Njësia Administrative Berdicë.
Në ditët në vijim, do të kryhet bojatisja e 3000 m2 fasadë e jashtme e objekteve shkollore.
Përveç punimeve të listuara mësipër përmes subjekteve të kontraktuara, gjithashtu, është duke u punuar në të gjitha shkollat edhe për ndërhyrjet bazike, punë që po kryhet nga grupi i punëtorëve të Bashkisë për sistemimin e ambjenteve të brendshme (lyerje e ambjenteve të brendshme, sistemim e rrjetit elektrik dhe atij hidraulik) dhe të jashtme ( pastrimi dhe heqja e barërave), si dhe riparimin e mobiljeve (karriga dhe banka).
Janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Jordan Misja”, ku përfshihet përmirësimi i ambjenteve dhe infrastrukturës. Jemi brenda afteve dhe objketi do të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.
Është në proçes lidhja e kontratës për zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Mehmet Shpendi”, Njësia Administarive Shalë. Deri tani , në Bashkinë Shkodër, nuk kemi një skenar zyrtar se si do të fuinksionojë procesi mësimor, që edhe ne të bëjmë parashikimet tona për mbulimin e nevojave.