VIDEO – “Ne nuk patëm mundësi të flsinim”, kryebashkiakja e Shkodrës Ademi flet pas takimit për ujësjellësit me Ramën

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama kishte thirrur kryebashkiakët e vendit për të diskutuar lidhur me situatën e ndërmarrjeve të ujësjellës- kanalizime, të cilat administrohen nga qeverisja vendore. Ashtu siç u pa “live” në media dhe në rrjete sociale, pasi ka përfunduar fjalën e tij, kryeministri Rama ka mbyllur takimin, pa i dhënë mundësi të zgjedhurve vendorë të shprehin opsionet e tyre.

E pranishme në takim ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike ndër 61 kryetarët e bashkive në sallë. Pas përfundimit të takimit, interesi i mediave ishte pikërisht tek kryetarja e Bashkisë Shkodër, e cila që në fillim ka pohuar se nuk kishte pasur mundësi të fliste.


Megjithatë, ajo ka bërë me dije se i kishte lënë një material lidhur me çeshtjen e ujësjellësit të Shkodrës kryeministrit Rama, ndërsa ka shtjelluar disa nga çeshtjet që përmbante ai material, para kamerave të gazetarëve.

Duhet theksuar se Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nuk është lakuar apo anatemuar as nga kryeministri Rama, as nga ministrja e linjës. Sigurisht, as nga raporte- statistika që ditët e fundit janë publikuar në media dhe sipas gjasave, të shpërndara nga qeveria, ministritë apo agjenci në varësi të saj.