
Drejtuesi politik i PS- së për qarkun Shkodër Benet Beci, ka vijuar turin e takimeve elektorale në Velipojë. I shoqëruar nga ekipi i kandidatëvbe për deputetë, Beci ka bashkëbiseduar me banorët në qendër të Velipojës.
“Në Velipojë me të gjithë ekipin e kandidatëve. Një mesazh i fortë që marrim nga Velipoja për një frymë fitoreje me 11 maj. Velipoja është pjesë e fitores së madhe që do të arrijë ekipi ynë, sepse ne kemi zgjedhur punën para fjalëve!”, shkruan Beci në komentin që shoqëron një video nga takimi.
Ndërkohë, paraditen e të dielës së 4 majit, në Shkodër do të jetë kryeministri Edi Rama, për të mbyllur fushatën elektorale. Në orën 09.30 është njoftuar një takim në kinema “Republika” ndërsa në orën 11.00 para bashkisë Shkodër, do të organizohet edhe mitingu përmbyllës i fushatës së 11 majit 2025.