
Për herë të parë si përfaqësues i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ishte në Shkodër këtë të diel. Ish- kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik për Shkodrën dhe më pas, ka dhënë një intervistë për mediat.
Basha ka vlerësuar kandidaturat që Koalicioni Euroatlantik i ka paraqitur Shkodrës në listë totalisht të hapur, teksa ka thënë se Partia Demokratike dhe demokratët jemi ne.
Ai nuk ka kthyer përgjigje për numrin e mandateve që kjo parti synon në zgjedhje teksa ka thënë se Koalicioni Euroatlantik është për rrëzimin e Ramës nga pushtetit por edhe për moslejimin e ardhjes në pushtet të Berishës.
Vlen të theksohet se kandidatët e Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, janë figura të reja e të njohura por edhe ish- drejtues të rëndësishëm të Partisë Demokratike në vite në Veriun e Shqipërisë.