Prej disa ditësh, një video në rrjetet sociale, ka krijuar një tronditje tek fansat dhe të njohurit e Parashqevi Simaku, një nga këngëtaret më të njohura dhe me çmime në vitet ’80 në Shqipëri. Pas publikimit të pamjeve, ku ajo shihet të pranojë disa dhurata nga vullnetarë amerikanë, nisën aludimet nga më të ndryshmet për fatin e saj.
Një mikesë e saj, Elvira Tata, ka publikuar në instagramin e saj foto dhe video të këngëtares së njohur, duke treguar se ajo gëzon dinjitet dhe shëndet të plotë, me shkëlqim në fytyrë, buzëqeshje plot dritë e jetë, edhe pse në gjendje vërtetë të varfër.
“Sot takova Parashqevine e bukur si gjithnje me shkelqim ne fytyren e saj si dikur me nje buzeqeshje plot drite e jete. Per te gjithe miqt e mi jua shuajta pak ate kureshtjen per Parashqevine . Ajo ishte ne gjendje vertet e varfer por me nje dinjitet te forte dhe gezonte shendet te plote. Kjo vidio e shkurter pasi bera shume vidio sebashku do Tju tregoj qe eshte nje grua vitale e mencur dhe me shume drite.”, shkruan zonja e nderuar që takoi Parashqevi Simakun në Nju Jork, ku jeton prej mëse 30 vitesh.
Si për çdokënd, jeta mbase nuk ka qenë përherë bujare as me Parashqevinë. Ka patur edhe ajo ulje- ngritjet në karrierë e familje por kurrsesi, nuk duhet ndërhyrë në jetën e saj, duke anatemuar apo thënë gjëra të pavërteta. Edhe diçka të fundit, tashmë gati 60- vjeçare, Simaku ka ndryshuar e do të ndryshojë, qoftë edhe në pamje. Imazhi që shumëkush ka për diven e fundvitit ’80 kur u largua drejt SHBA, ndryshon si për çdo njeri. Zonja Tafa meriton falenderime nga çdo shqiptar për mbështetjen publike ndaj kësaj ike por edhe për mbrojtjen e përhapjen e vërtetësisë së informacionit.
Pjesë nga biseda
Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?
Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.
Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.
Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.
Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.
Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.
Qytetarja: Shumë bukur ke folur.
Parashqevi Simaku:: E kam harruar gjithë këtoo vite.
Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.
Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.
Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!