
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i është rikthyer temës së emigracionit. Në një video në rrjetet sociale, ai ka treguar historinë e jetës së tij, duke folur për fillimet e “Rozafa”- s, rënien e saj dhe ringritjen.
Ai foli me rezerva për periudhën para 2013- ës, ndërsa nuk kursen superlativat për periudhën pas atij viti. Pjesëmarrës në Panairin e Punës në Greqi, ai fton shqiptarët të kthehen me shprehjen “guri i rëndë në vend të vet”.
“Emigracioni nuk është turp, është shkolla e sakrificës dhe e dinjitetit e pasi je maturuar kthehesh në atdhe më i fortë për ta bërë atdheun tënd të fortë. Historia ime është në këtë video…”, shkruan Gjergj Luca.