VIDEO – “Ndryshime në buxhet…”, rritja e çmimit të energjisë, deputetja e PD- së Emilia Koliqi: Për të mbështetur financiarit sektorin hidro-energjetik

Deputetja e Partisë Demokratike, Emilia Koliqi u shpreh për Euronews Albania edhe gjatë vitit 2020 kemi pasur një rritje të çmimeve të ushqimeve.

“Komisioni i Ekonomisë e Financave ka thirrur në dëgjesë Autoritetin e Konkurrencës për të dhënë përgjigje dhe llogari pse votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë dhe kundër interesave të shqiptarëve”, u shpreh deputetja, teksa shtoi se PD për rastin e ushqimeve të shportës ka bërë një propozim për uljen e TVSH nga 20% në 6%.


Znj. Koliqi komentoi edhe deklaratën e kryeministri Rama për krizën energjetike, ku tha se gjithçka ishte një “ testim i nervave të shqiptarëve”. Ajo tha se situata e mungesës hidrike në Shqipëri është e përkohshme.

Po kështu, deputetja nënvizoi se qeveria duhet të mbështesë financiarit sektorin hidro-energjik, duke bërë ndryshime në buxhet. Sipas saj, PD do të luftojë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë tek qytetarët.