
Ndotje masive është krijuar në një pjesë të liqenit të Komanit në Markaj të Tropojës. Siç shihet dhe nga pamjet, mbetje të shumta urbane dhe jo vetëm që sjellin lumenjtë kanë përfunduar në liqen.
Pjesa ku janë mbledhur mbetjet është si grykë. Liqenet artificiale të krijuara nga ndërtimi i hidrocentraleve, janë objekte të rëndësisë së veçantë dhe administrohen nga një bord qendror në Tiranë.
Video është publikuar në rrjete sociale nga gazetari Klodian Zhivani.