Pas fitores në Shkodrë me Teutën, Vllaznia udhëton në Ballsh për ndeshjen e radhës për javën e 15- të. Kuqeblutë synojnë vijimësinë e paraqitjeve të mira të deritanishme, me synim kreun, i cili mbahet nga Partizani.
Ndërkohë, ekipi ballshiot i Bylis, është në një situatë sapak të mirë dhe do të synojë tre pikët përbqllë kuqebluve. Vendi i fundit nuk është i këndshëm dhe 8 pikë pas 14 javëve, janë shumë pak për ballshiotët.
Si zakonisht, trajneri Thomas Brdaric ka dalë para mediave një ditë para ndeshjes në Ballsh. Në kanalin tonë në Youtube mund të ndiqni të plotë konferecën për shtyp të teknikut kuqeblu.