
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm.
Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij në lagjen “10 Korriku”, me qëllim për ta përdorur për biznes.




